SHBA: Dhjetë raste të reja me virusin Zika, brenda një dite

SHBA: Dhjetë raste të reja me virusin Zika, brenda një dite

Zyrtarë shëndetësor në Florida kanë konfirmuar dhjetë raste të reja të infektuara me virusin Zika ditën e premte, numër ky më i madhi i regjistruar deri më tani brenda një dite, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Kjo shënon një rrezik në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani janë afërsisht 1,000 persona të infektuar me virusin Zika në Uashington DC dhe 50 shtetet e tjera, 246 nga këta në Florida, dhe 2,026 të tjerë në territoret amerikane.

Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë regjistruar ndonjë rast të transmetimit të virusit brenda 50 shteteve të Amerikës, megjithatë insektet po e shpërndajnë virusin në Puerto Rico, Virgin Islands dhe American Samoa.

Shpërndaje në: