SHBA e quan lëvizjen bërthamore të Putinit “krejtësisht të papranueshme”

SHBA e quan lëvizjen bërthamore të Putinit “krejtësisht të papranueshme”

Shtetet e Bashkuara i janë përgjigjur urdhrit të Presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”.

Lëvizja e bën më të lehtë lëshimin e armëve – por kjo po vleresohet si një mënyrë që Rusia t’i dërgonte një paralajmërim NATO-s, në vend që të sinjalizonte një qëllim për t’i përdorur ato.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen “të papranueshme” veprimin e Putinit.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo.

Putin jep urdhërin për forcat e parandalimit – që përfshijnë armët bërthamore – të vihen në gatishmëri të lartë

Shpërndaje në: