SHBA: Irani, sponsori botëror i terrorizmit

SHBA: Irani, sponsori botëror i terrorizmit

Sekretari i Mbrojtjes në Amerikë, James Mattis ka thënë për Iranin se ai është “sponsor i madh shtetëror i terrorizmit” në botë, kur dihen tensionet e vazhdueshme midis dy vendeve.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi administrata Trump vendosi sanksione të reja kundër Iranit në përgjigje të një testi mbi raketat balistike.

Mattis shtoi se nuk ishte parë e nevojshme rritja e numrit të trupave amerikane në Lindjen e Mesme.

Pas deklaratave të SHBA-së Irani ka kryer stërvitje ushtarake për t’iu përgjigjur sfidës.

Garda Revolucionare, e cila është ngritur për mbrojtjen e qeverisë së Iranit, tha se stërvitjet do të “shfaqin fuqinë e revolucionit të vendit dhe do të hedhin poshtë sanksionet”.

Marrëdhëniet e tensionuara Trump-Iran ende mbeten të paqarta.

Shpërndaje në: