ShBA lyp marrëveshjen finale, një për rrymën në veri, zbatimin e vendimit për Manastirin: Kurti mirëpret letrën

ShBA lyp marrëveshjen finale, një për rrymën në veri, zbatimin e vendimit për Manastirin: Kurti mirëpret letrën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur letrën nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sot gjatë ditës, Blinken tha se presin bashkëpunim me Kurtin për ta zbatuar plotësisht “agjendën e Presidentit Biden”.

Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit kosovar ka mirëpritur mbështetjen dhe ka thënë se mezi pret të punojë së bashku.

“Unë e mirëpres letrën e Sekretarit Blinken dhe mbështetjen e tij për prioritetet tona në punësim dhe drejtësi. Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me qëllim final njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Shpërndaje në: