SHBA me mesazh të fuqishëm për Korenë e Veriut
Mattis gjatë bisedimeve me homologun e tij të Koresë së Jugut Han Min-koo, u tha gazetarëve “çdo sulm ndaj Shteteve të Bashkuara, apo aleatëve tanë, do të rrëzohet, dhe çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballet me një përgjigje të fuqishme nga ne “.
Ai gjithashtu rikonfirmoi edhe planet për vendosjen e një sistemi mbrojtës, nga raketat amerikane në Korencë e Jugut, më vonë këtë vit.
Si pjesë e një marrëveshje të mbrojtjes, SHBA ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Korenë e Jugut dhe në Japoni, aty ka më shumë se 28.500 trupa amerikane për të cilët Seoul paguan rreth 900 milionë dollar në vit. /Periskopi/



