ShBA miraton 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Periskopi.com Lajme

Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese të votave paketën prej 40 miliardë dollarësh ndihme për Ukrainën.

Me 86 vota pro dhe 86-11 kundër u miratua projektligji, ku ky i fundit tani do të shkojë tek presidenti amerikan, Joe Biden, i cili duhet ta nënshkruajë, raporton cnn.

Përpara votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Senati “do të mbajë premtimin e dhënë për t’i qëndruar në krah popullit të Ukrainës”.

Ai shtoi se ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare prej 40 miliardë dollarësh është “e madhe” dhe “do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre”, shkruan bbc.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.

Paketa përfshin:

6 miliardë dollarë për sigurinë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetje të tjera;

8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve ushtarake amerikane të dërguara në Ukrainë;

3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane;

9 miliardë dollarë për një fond mbështetës ekonomik për Ukrainën;

5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale.