SHBA për evakuimin e afganëve: Jemi mirënjohës ndaj partnerëve dhe aleatëve

SHBA për evakuimin e afganëve: Jemi mirënjohës ndaj partnerëve dhe aleatëve

Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka mbajtur një takim të mërkurën mbrëma për t’u ofruar mirëseardhje diplomatëve amerikanë pas rikthimit nga Kabuli.

po ashtu temë e diskutimit ka qenë edhe mirëpritja e ngrohtë për refugjatët afganë të cilët tashmë kanë arritur në SHBA.

Me atë rast është shprehur mirënjohje për të gjitha vendet mike që janë bashkuar në aksionin e evakuimit të qytetarëve afganë të cilët kanë bashkëpunuar me NATO-n.

“Jemi pa masë mirënjohjes për një rrjet vendesh të cilat kanë ofruar asistencë në përpjekjet për evakuim – partnerët dhe aleatët tanë”, është thënë ndër të tjera në postimin e shpërndarë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Kosova është në mesin e vendeve që tashmë ka ofruar strehim për afganët.

Shpërndaje në: