SHBA qartë dhe thjesht: Marrëveshja e Washingtonit duhet të respektohet

SHBA qartë dhe thjesht: Marrëveshja e Washingtonit duhet të respektohet

Zëvendës Ndihmës Sekretari në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, thotë se Amerika mbështet dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Por gjithashtu ka vënë në dukje se ndryshimi i administratës amerikane nuk ka lënë anash dhe nuk ka hedhur poshtë marrëveshjen e Washingtonit të arritur gjatë presidencës së Trump.

Ai ka thënë se marrëveshjet janë të vlefshme dhe se besojnë në atë marrëveshje dhe ka shtuar se marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të ndodhë.

“Po, marrëveshjet janë të vlefshme dhe ne e besojmë këtë. Një gjë është shumë interesante në lidhje me marrëveshjet e Washingtonit. Unë nuk do të thoja se janë të pavlera. Ne jemi të vetëdijshem se çështjet e vështira politike po zgjidhen përmes dialogut, por ajo që kemi për të arritur me marrëveshjen e Washingtonit është të krijojë disa rrethana për ndërtimine besimit në fushën e ekonomisë”, tha Escobar.

Ekonomia sipas tij është temë shumë e rëndësishme.

“Ne mund të tregojmë se është e mundur të krijohet njëfarë bashkëpunimi pa e zgjidhur çështjen e statusit. Dhe ne ishim të suksesshëm në dhënien e shansit të palëve për ta njohur këtë. Kjo është arsyeja pse paqja ekonomike është e rëndësishme për mua si masë e ndërtimit të besimit, si dhe e pajtimit ndëretnik. Por fokusi do të jetë në dialog dhe ne e mbështesim atë”, shtoi Escobar.

Në muajt e fundit nuk ka pasur përparim në dialog dhe gjatë kësaj jave, përfaqësuesi i lartë i BE’së për dialog, Miroslav Lajcak do ta vizitjë Prishtinën dhe Beogradin.

Shpërndaje në: