SHBA-të gati për javën më të keqe, në Evropë bie numri i vdekjeve

SHBA-të gati për javën më të keqe, në Evropë bie numri i vdekjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në një nga javët më kritike deri më tani në krizën e pandemisë koronavirus.

Zyrtarë shtetërorë kanë paralajmëruar rritje të numri të vdekjeve në shtete të tilla si New York, Michigan dhe Luiziana.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e trishtueshme e jetës së shumicës së amerikanëve, ua them me sinqeritet. Ky do të jetë momenti ynë ‘Pearl Harbour’, momenti ynë ‘9/11’, vetëm se nuk do të jetë i lokalizuar”, tha kirurku gje gjenerali amerikan Jerome Adams.

Paralajmërimi për SHBA-të erdhi përderisa Evropa filloi të shohë dritë shprese me rënien e numrit të vdekjeve në Itali, në shifrën më të ulët në më shumë se dy javë. Gjithashtu kurba e infeksioneve në këtë vend ka filluar të bie.

Spanja, edhe ky një vend i goditur rëndë nga koronavirusi, pa ulje në numrin e vdekjeve nga ky virus për ditën e tretë me radhë.

Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson, u pranua në spital për testime 10 pasi testoi pozitiv për Covid-19, në atë që zyra e tij tha se ishte një “hap paraprak”. Ata njoftuan se Johnson mbetet përgjegjës për qeverinë.

Në nivel global, numri i vdekjeve nga Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi i ri, i afrohet shifrës 70,000, ndërsa numri i infeksioneve u rrit mbi 1,27 milion, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns. Hopkins.

 

Shpërndaje në: