SHBA tregon numrin e shteteve ku Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje

SHBA tregon numrin e shteteve ku Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje

Rusia ka shpenzuar fshehurazi më shumë se 300 milionë dollarë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët në më shumë se 24 vende, ka pretenduar SHBA, raporton BBC.

Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.

Një zyrtar i lartë nga administrata e Presidentit Joe Biden tha: “Ne mendojmë se kjo është vetëm maja e ajsbergut”.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. Vetë Moska ka akuzuar vazhdimisht SHBA-në për ndërhyrje jashtë vendit.

Inteligjenca amerikane “vlerëson se këto janë shifra minimale dhe se Rusia ka të ngjarë të ketë transferuar fonde shtesë fshehurazi në rastet që kanë mbetur të pazbuluara”, tha zyrtari i administratës Biden gjatë një konference telefonike.

Shpërndaje në: