SHBA: Urdhëri ekzekutiv për imigrim nuk vlen për banorët legalë

SHBA: Urdhëri ekzekutiv për imigrim nuk vlen për banorët legalë

“Atyre më nuk u duhet leja, nëse ata janë banorë të përhershëm legalë” dhe Shtëpia e Bardhë ka publikuar udhëzime plotësuese për ta qartësuar këtë çështje, tha mbrëmë vonë, Sean Spicer, zëdhënësi i presidentit, Donald Trump.

Çështja e kufizimeve për personat që i kanë “kartat jeshile” ishte ndër elementet më konfuze të urdhërit të nënshkruar më 27 janar, me të cilin përkohësisht ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara e refugjatëve dhe e vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane. /REL/

Shpërndaje në: