ShBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë pas aneksimit të territoreve të Ukrainës

ShBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë pas aneksimit të territoreve të Ukrainës

ShBA-ja ka vendosur njëraund të ri sanksioneshtë lidhura me Rusinë ndaj qindra individëve dhe kompanive, pasi Vladimir Putin nënshkroi traktatet që aneksonin rajonet e okupuara të Ukrainës në Rusi.

Bëhet e ditur se në paketën e re të sanksioneve janë të përfshirë më shumë se 1,000 njerëz dhe firma të lidhura me pushtimin rust ë Ukrainës, duke përfshirë guvernatorin e Bankës Qendrore dhe familjet e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha në një deklaratë:

Ne nuk do të qëndrojmë të shohim ndërsa Putini përpiqet me mashtrim të aneksojë pjesë të Ukrainës.

Departamenti i Thesarit dhe qeveria amerikane po ndërmarrin veprime gjithëpërfshirëse sot për të dobësuar më tej kompleksin industrial ushtarak tashmë të degraduar të Rusisë dhe për të minuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme.”

Shpërndaje në: