Shefat e Newcastle interesohen edhe për Fiorentinën – Serie A mund t’i shtohet një forcë ekonomike

Shefat e Newcastle interesohen edhe për Fiorentinën – Serie A mund t’i shtohet një forcë ekonomike

Drejtuesit e Newcastle United janë të interesuar të zgjerojnë investimet e tyre në botën e futbollit.

Pasi morën në pronësi skuadrën e Newcastle United, duke e bërë skuadrën më të pasur në botë, PIF tashmë duan të blejnë edhe një skuadër në Itali.

Thuhej më parë se pala kishte kontaktuar skuadra si Inter e Milan, por ato negociata ishin penguar nga shkaqe të ndryshme.

Tani, PIF duan  të kenë në pronësi skuadrën Viola, Fiorentinën, edhe pse diçka konkrete në këtë aspekt nuk është bërë akoma nga ata.

Senatori i Florences, Matteo Renzi, thuhet nga mediet italiane të ketë pasur gjithmonë raporte të mira me sauditët, që kur Fiorentina ishte e Della Valle. Po ashtu, ai besohet të jetë shok i mirë me presidentin e PIF, dhe meqë Rocco Commisso flitet se do ta shesë klubin, PIF kanë interesim për të investuar.

Mbetet të shihet nëse negociatat mund të finalizohen në përputhje me strukturat e Serie A. Në atë rast, Fiorentina do të ishte në mesin e skuadrave më të pasura në botë dhe do të mund të kthehej në një super-fuqi në Serie A, por pse jo edhe në Evropë. /Periskopi/

Shpërndaje në: