Shefi i Antidrogës: Kemi informacione për pronarin e laboratorit në veri, është i nacionalitetit serb

Shefi i Antidrogës: Kemi informacione për pronarin e laboratorit në veri, është i nacionalitetit serb

Shefi i Antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, ka folur lidhur me aksionet e sotme të Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe në veri të Mitrovicës ku u shkatërruan dy laboratorë droge.

“Në pjesën e parë  zhvillu në rajonin e Ferizajt, Policia e Kosovës ka zhvillu hetime për një periudhë rreth 7 muaj dhe sot ka rezultuar operacioni i koduar ‘Gropa’ me sukses ku janë arrestuar 14 persona dhe janë konfiskuar në cilësi të provës materiale rreth 70 kilogramë drogë heroinë, ndërsa në pjesën veriore dogana e Kosovës bashkërisht me Drejtorinë Rajonale të Policisë në veri gjatë zhvillimit të një aksioni për kontrollim të kontrabandës dhe kriptovalutave që janë dyshuar në atë zonë ka hasur në një laborator për kultivimin e bimës kanabis dhe siç e potencuat aty janë hasur afër 10 mijë bimë duke u kultivuar”, ka thënë Murseli për Klan Kosova.

Ai po ashtu ka njoftuar se policia ka informacione lidhur me perosnin që dyshohet ta ketë në pronësi laboratorin, dhe ai dyshohet të jetë i nacionalitetit serb.

“Sipas informacioneve që vijnë nga drejtoria rajonale e Policisë në Veir gjatë aksionit policor dhe doganës bashkërisht, në kohën paralele të njëjtë janë dëgjuar të shtëna në afërsi të lokacionit, nuk ka të lënduar, ka dyshime se lidhet me aksionin e policisë që ishte duke u zhvilluar në rajon“Policia ka rritur të gjejë gjurmët e gëzhojave të armëve që janë përdorur në lokacion, nuk ka informacione shtesë për momentin por do të mbetet në faza të tjera të hetimit, të vërtetohen lidhshmëria mes rasteve që janë në progres tani”.

“Për momentin nuk ka të arrestuar. Policia ka arritur të sigurojë informacione të pronarit të asaj prone ku është kultivuar bima kanabis dhe jemi në kërkim policor. Është i nacionalitetit serb. Është i njohur tani për policinë”.

Shpërndaje në: