Shefi i Bayernit i kundërpërgjigjet Guardiolas për Sanen

Shefi i Bayernit i kundërpërgjigjet Guardiolas për Sanen

Që prej ditës së hënë, FC Bayern München ndodhet në Amerikë për turneun parasezonal dhe do të luajë ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë.

Merkato është një çështje me të cilën po merren drejtuesit e klubit gjerman dhe deklarata e fundit për sa i përket objektivit kryesor Leroy Sane ka ardhur nga Karl-Heinz Rummenigge.

Sane ka një kontratë e cila është pranë skadimit me Manchester Cityn dhe së fundmi trajneri Pep Guardiola ishte shprehur se nuk ishte në dijeni të ndonjë oferte për sulmuesin anësor.

“Nuk e di nëse Pep është në dijeni të gjithçkaje që ndodh te klubi i tij, kështu që le të presim,” ka qenë kundërpërgjigja e Rummenigges. /TS

 

Shpërndaje në: