Shefi i BE-së në Kosovë viziton komisionin e Haki Abazit, ky thotë që s’folën për Zajednicën

Shefi i BE-së në Kosovë viziton komisionin e Haki Abazit, ky thotë që s’folën për Zajednicën

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog ka diskutuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe një varg çështjesh tjera që lidhen me procesin integrues, raporton Ekonomia Online.

Por në takimit që zgjati më shumë se një orë nuk është diskutuar për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka konfirmuar pas takimit kryetari i këtij Komisioni Haki Abazi.

Abazi së fundi u bë i njohur për publikun pasi kërkoi që qytetarët të mos blinin produkte serbe edhe pse bën pjesë në partinë që mban pushtetin dhe që ka premtuar Reciprocitet ndaj vendit armiqësor.

Shpërndaje në: