Shefi i BE’së përmes një letre tregon se çka duhet të bëjë Kosova drejt përparimit, përmend edhe vizat

Shefi i BE’së  përmes një letre tregon se çka duhet të bëjë Kosova drejt përparimit, përmend edhe vizat

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka publikuar një letër për Vitin e Ri, ku flet për perspektiven evropiane të vendit që shërben.

Mes tjerash ai jep të dhënën se 93% e kosovarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në BE.

Në artikull, Szunyog rendit fushat ku Kosova duhet të veproj në përmbushjen e kritereve për agjendën evropiane.

Janë, sundimi i ligjit, reforma në sistemin e drejtësisë, pastaj në fushën e energjetikës e zhvillim ekonomik.

“I takon Kosovës  t’i shfrytëzojë këto mundësi në mënyrë që të zhvillohet, të rritet e të përparojë. Që kjo të ndodhë, duhet të vendosen si në ligj ashtu edhe në frymë, politikat ekonomike, garancitë e sundimit të ligjit dhe standardet e nevojshme për tërheqjen e investimeve. Ajo që ka rëndësi janë vendimet konkrete, legjislacioni i miratuar, masat e zbatuara dhe strukturat e krijuara”.

I pari i Brukselit në Prishtinë përmendi edhe liberalizimin e vizave. Ai thotë se i mbetet Këshillit Evropian ta merrë vendimin final për këtë çështje.

Drejtori i Institutit për Politikat Evropiane të Kosovës (EPIK) Demush Shasha thotë se artikulli i Szunyog është i veçantë për një gjë.

“Ambasadori nuk e përmend dialogun me Serbinë, jo pse nuk e konsideron të rëndësishëm, po me këtë ka dashur të vë në pah rëndësinë e reformave të brendshme që janë shtyrë për një kohë të gjatë.” shtoi Shasha.

Shpërndaje në: