Shefi i diplomacisë austriake: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë

Shefi i diplomacisë austriake: Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë sot në fjalimin e tij në parlament se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk ka alternativë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Andreas Minich, i cili është anëtar i grupit parlamentar të miqësisë me Serbinë dhe kryetar i shoqërisë austriake “Miqtë e Kosovës”, Schallenberg ka theksuar se ministria që ai drejton aktualisht është duke u marrë me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në një masë të konsiderueshme.

Minich vuri në dukje se Serbia dhe Kosova kanë marrëdhënie të ndërlikuara dhe se BE dhe Austria po përpiqen të ndërmjetësojnë dhe nxisin afrimin mes dy vendeve. Ai tha gjithashtu se viti 2023 duhet të jetë viti në të cilin Serbia dhe Kosova do të normalizojnë marrëdhëniet.

Minich e pyeti Schallenbergun se cili është vlerësimi i tij për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe nëse e mbështet kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE dhe Këshill të Evropës në situatën aktuale.

Shallenberg theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë në fokus të ministrisë së tij dhe shtoi se të dyja palët kanë probleme me planin për zbatimin e marrëveshjes.“Normalizimi i marrëdhënieve nuk ka alternativë”, theksoi Schallenberg, i cili shprehu qëndrim pozitiv për marrëveshjet e arritura së fundmi.

Ai po ashtu ka theksuar se mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

Shpërndaje në: