Shefi i inteligjencës ukrainase: Gushti do jetë pikë kthese, lufta mbaron në fund të vitit

Shefi i inteligjencës ukrainase: Gushti do jetë pikë kthese, lufta mbaron në fund të vitit

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka thënë se lufta kundër Rusisë është duke shkuar mirë dhe se ajo të shënojë pikën kthyese në mesin e muajit gusht dhe se ajo do të përfundojë në fund të vitit. Ky është parashikimi më i saktë dhe më optimist nga një zyrtar i lartë deri më tani, përcjell Periskopi.

Në një intervistë ekskluzive për Sky News, Kyrylo Buidanov tha se gjithashtu një grusht shtet është tashmë rrugës për të ndodhur në Rusi dhe se lideri rus është i sëmurë rëndë me kancer.

Budanov ishte i saktë në parashikimin e tij rreth kohës së pushtimit rus  kur të tjerët në qeverinë ukrainase ishin skeptik dhe tani ai thotë se ai ka besim rreth parashikimit të tij.

“Pika kthyese do të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e aksioneve ushtarake do kenë përfunduar deri në fund të këtij viti. Si rezultat i kësaj, ne do ta rindërtojmë fuqinë ukrainase në të gjithë territorin tonë që tashmë e kemi humbur në Donbas dhe në Krimea”, tha ai.

Tutje, ai tha se nuk është i befasuar me ngecjet e Rusisë.

“Ne dijmë çdo gjë rreth armikut tonë. Ne i mësojmë planet atyre para se ata t’i zbatojnë. Evropa e cilëson Rusinë si një kërcënim të madh. Ata kanë frikë nga agresioni i saj. Ne jemi duke luftuar kundër saj qe tetë vite dhe ne mund të themi se fuqia ruse është një mit. Nuk është edhe aq e fuqishme sa duket. Është një turmë e njerëzve me armë”, përfundoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: