Shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës përgojon publikisht Përparim Ramën dhe Shpend Ahmetin

Shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës përgojon publikisht Përparim Ramën dhe Shpend Ahmetin

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, në mënyrë krejtësisht të pakuptimtë ka ironizuar me kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Ramën dhe ish kryetarin Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka ‘’improvizuar’’ një bisedë mes të dyve, gjatë ceremonisë së betimit të Ramës si kryetari i ri i kryeqytetit.

“Veç nisja ankohu, VV po më sulmon anej knej, shkojnë shpejt katër vjet”, ka shkruar Kërçeli me ironi.

Kujtojmë se sot Ahmeti i ka dorëzuar detyrën Ramës, që doli fitues në zgjedhjet e nëntorit në Prishtinë.

Rama tha se do angazhohet që qytetarët e Prishtinës të kenë mirëqenie e të dëgjohet zëri i tyre.

Shpërndaje në: