Shefi i Nasa-s thotë se Plutoni është planet

Shefi i Nasa-s thotë se Plutoni është planet

Statusi i Plutonit si planet sërish është vënë në pyetje pasi kreu i Nasas beson se trupi qiellor në fjalë është planet.

Duke folur në një event në Oklahoma, administratori i Nasa-s Jim Bridenstine shkoi kundër bindjes së pranuar gjerësisht, shkruan Periskopi.

“Veç që ta dini, unë mendoj se Plutoni është planet,” tha ai. “Ju mund të shkruani se administratori i Nasas e shpalli Plutonin planet sërish. I qëndroj kësaj, sepse kështu e kam mësuar dhe i qëndroj kësaj gjëje.”

Plutoni ishte shpallur planet në vitet 1930 pasi u zbulua nga astronomi amerikan Clyde Tombaugh. Në atë kohë, ai besohej se ishte planeti i nëntë nga Dielli.

Statusi i tij si planet u vu në pyetje 62 vjet më vonë pasi të tjera objekte të ngjashme ishin zbuluar në të njëjtin rajon të hapësirës.

Shpërndaje në: