Shefi i stafit të Konjufcës jep këtë arsyetim pasi në Kuvend u shërbyen pije ‘Made in Serbia’

Shefi i stafit të Konjufcës jep këtë arsyetim pasi në Kuvend u shërbyen pije ‘Made in Serbia’

Pas kërkesës së deputetit të AAK’së, Bekë Berishës, drejtuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, që nnë Kuvendin e Kosovës të mos shërbehen më pije “Made in Serbia”, kanë reaguar nga kabineti i kryeparalemntarit.

Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli, ka thënë se kabineti i kryetarit ka kërkuar që këto produkte të mos shërbehen më para kërkesës së Berishës, derisa ka publikuar edhe një e-mail ku thuhet se “nga data 22 shtator nuk duhet të servohen, në Kuvend, pije dhe prodhime me vendin e prodhimit Made in Serbija”.

“Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata. Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës. ”, ka shkruar tutje Kërçeli.

Ndryshe, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i kërkoi kryepalrmanetarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në bufenë e Kuvendit të largohen.

Në seancën e sotme, ai ua çoi Kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentarit Konjufca nga një pije. Ai tha se këto pije janë produkte serbe.

Berisha i tha KosovaPress-it se nga Konjufca kërkoi që të mos lejojë të shërbehet ky produkt meqë si parti kanë qenë të zhurmshëm ndaj prodhimeve serbe.

“Në byfe të kuvendit shërbehen pije të prodhuara nga Serbia. I kërkova kryetarit Konjufca që të mos lejojë të shërbehet kjo pije meqë si parti kanë qenë shumë te zhurmshëm kundër prodhimeve serbe. Dhe kanë qenë këmbëngulës për bashkimin e troje shqiptare”, tregoi Berisha.

Shpërndaje në: