Shefi i stafit të Presidentes: Abdixhiku, njeriu i fundit që mund ta mësojë Osmanin se si shtyhen proceset

Periskopi.com Lajme

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela përmes një statusi në rrjetin social Twitter i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut duke i thënë se ai është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat.

Ai tha se integriteti dhe ligjshmëria në sistemin e drejtësisë janë dhe mbeten kauzat e përhershme të Presidentes Osmani.

“Sundimi i ligjit, integriteti dhe ligjshmëria në sistemin e drejtësisë janë dhe mbeten kauzat e përhershme të Presidentes Osmani dhe jo angazhim vetëm gjatë një kampanje. Për këtë Presidenta ka mbështetje nga partnerët ndërkombëtar”.

“Kryetari aktual i LDK-së, Abdixhiku është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat, të cilat ai e ka zakon t’i lë në gjysëm apo të bëhet pjesë e kauzave t’gabuara të atit të tij ideologjik Isa Mustafës, që kanë pamundësuar vetingun n’drejtësi”, ka shkruar Vela.