Shefi i UNMIK’ut: Bëhuni të përgjegjshëm dhe ulni tensionet menjëherë në veri

Shefi i UNMIK’ut: Bëhuni të përgjegjshëm dhe ulni tensionet menjëherë në veri

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, i është bashkuar thirrjes së ndërkombëtarëve që të ulen tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat serbe.

Ai ka thënë veprimet që prodhojnë duhet të shmangen në favor të paqes dhe sigurisë.

“PSSP Tanin vë në dukje ngërçin e vazhdueshëm mbi zbatimin e masave në targa dhe bashkohet me partnerët ndërkombëtarë në nxitjen e të gjitha palëve për të adresuar çështjet përmes mekanizmave të vendosur të dialogut, në mbështetje të lëvizjes së lirë të personave dhe mallrave dhe në interes të popullatave”.

“Veprimet e njëanshme bartin rrezikun e përshkallëzimit dhe duhen të shmangen në interesin e paqes, sigurisë dhe sigurisë së popullsive. Ju bëj thirrje të gjitha palëve të demonstrojnë udhëheqësi të përgjegjshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të shmangur tensionet përmes procesit të dialogut politik”, ka thënë Tanin.

Shpërndaje në: