Shefki Gashi: LDK-ja e ka bërë këtë Kosovë

Shefki Gashi: LDK-ja e ka bërë këtë Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shefki Gashi, ka folur për kritikat ndaj partisë ku ai bën pjesë.

Ai ka thënë se me gjithë kritikat dhe deklaratat kundër LDK-së, ky subjekt politik vazhdon të qëndrojë i fortë.

“Këtu të gjithë kanë qenë LDK, nëse jo ju atëherë baballarët e juaj andaj mund të them se LDK-ja e ka bërë këtë Kosovë”, ka thënë Gashi, përcjell Periskopi.

Gashi ka thënë se nga takimet me kryetarët e nëndegave të LDK-së, asnjë anëtar i thjeshtë nuk është luhatur nga qëndrimet ndaj LDK-së. /Periskopi/

Shpërndaje në: