Sheholli tregon për dokumentin e ri 13-pikësh për dialogun Kosovë-Serbi, status i veçantë për veriun e Kosovës, s’ka njohje

Sheholli tregon për dokumentin e ri 13-pikësh për dialogun Kosovë-Serbi, status i veçantë për veriun e Kosovës, s’ka njohje

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka dhënë detaje lidhur me dokumetin e ri që përcakton një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi.

Sheholli në KANAL10 ka zbuluar për herë të parë përmbajtjen e këtij dokumenti 13-pikësh.

Kështu, në bazë të asaj çfarë deklaruar Sheholli, ky dokument nuk parasheh njohje reciproke si dhe brenda tij ka status të veçantë për veriun e Kosovës.

Po ashtu, do të ketë njohje të reja dhe kompromise të reja, si dhe më shumë të drejta për serbët në Kosovë.

“Veriu i Kosovës me status të veçantë, nuk do të përfshihet njohja reciproke, njohje të reja për Kosovën dhe kompromise, si dhe serbët e Kosovës do kenë më shumë të drejta”, ka thënë Sheholli.

Tutje ai ka thënë se ky dokument do të bëhet publik së shpejti.

“Unë besoj që ky plan, ky program, ky dokument do të bëhet publik së shpejti. Është plan me 13 kapituj dhe në kudër të kapitujve ka nënkapituj, nënpika etj”, ka shtuar më tej Sheholli.

Kujtojmë se së fundmi në Kosovë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi kanë qëndruar dy këshilltarët e presidentit francez, Macron dhe kancelarit gjerman, Scholz, së bashku me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Miroslav Lajçak ka qenë këto ditë në Kosovë për një takim të paparalajmëruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Nuk ka ende informacione zyrtare nëse ky dokument ka derivuar nga këto vizita.

Shpërndaje në: