Sheikët e Newcastle në aksion – synojnë ish-trajnerin e Chelsea

Sheikët e Newcastle në aksion – synojnë ish-trajnerin e Chelsea

Newcastle United janë gati të nisin shpenzimet e mëdha me ndryshime qysh nga stoli.

Skuadra e Newcastle United mori vëmendje të madhe në mediet botërore, pasi u ble nga sauditët, përcjell Periskopi.

Tani të gjithë presin shpenzime astronomike nga skuadra e Premier League. Emra të shumtë janë vënë në listën e dëshirave.

Por, duket se ndryshimet do të nisin nga stoli. Frank Lampard raportohet të jetë favoriti për stolin.

Lampard drejtoi Chelsean së fundmi, para se të linte vendin për Thomas Tuchel.

Mbetet të shihet nëse oferta e Newcastle do ta bind ish futbollistin e kombëtares së Anglisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: