Shekulli 21, Prishtinë 2021: Dy lagje të mëdha mbesin pa ujë  

Shekulli 21, Prishtinë 2021: Dy lagje të mëdha mbesin pa ujë  

Banorët e lagjeve “Bregu i Diellit” dhe të “Muhaxherëve” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se kjo është për shkak të dëmtimit të gypit fi 250 mm nga palët e treta.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren maksimalisht me sanimin e defektit, në mënyrë që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos e ndjejnë gjatë mungesën e ujit. Dëmtimi i gypave të ujësjellësit nga palë të treta është bërë dukuri shqetësuese”, thuhet në sqarimin e KRU “Prishtina”.

 

Shpërndaje në: