Shembet një objekt në Kaçanik, lëndohen dy persona

Shembet një objekt në Kaçanik, lëndohen dy persona

Një objekt është shembur sot në Kaçanik.

Si pasojë e kësaj shembje janë lënduar dy persona.

Pas marrjes së ndihmës së parë, të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente të qytetit të Ferizajt.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e punës.

“Po, në ora 13:25 ka ndodh ky rast. Lëndime kanë pësua 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar ” Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës. Ndërsa në vendin e ngjarjes inspektorët e punës. Rasti po hetohet!”.

Shpërndaje në: