SHEMBULL: 67 vjeçari kosovar fillon studimet pas pensionimit, thotë se ‘kurrë s’është vonë’

SHEMBULL: 67 vjeçari kosovar fillon studimet pas pensionimit, thotë se ‘kurrë s’është vonë’

Musa Zhdrella, është një mësues i pensionuar 67 vjeçar që tashmë është bërë edhe student.

Ai po studion në fakultetin e gjuhëve islame, ndërsa thotë se këtë hap e kishte marrë 1 vit para se të pensionohej, shkruan Jepi Zë.

Notën mesatare thotë se e ka diku 8.0 dhe se nuk po ka vështirësi në të qenit student, vetëm se i vjen keq se studentët e moshës adekuate nuk po lexojnë më shumë.

Zhdrella, i cili është i interesuar në gjuhët krahasimtare, ndër të tjera tha se shpreson që së shpejti do e publikojë një shkrim krahasimtar mes gjuhës shqipe dhe asaj arabe.

Shpërndaje në: