Shembullore: Qëndron Kastrati kërkon të mos linçohen qytetarët që po festojnë humbjen e tij

Shembullore: Qëndron Kastrati kërkon të mos linçohen qytetarët që po festojnë humbjen e tij

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas hapjes së shkollave që u bën sot në këtë komunë.

Ai thotë se “Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti.”

Kastrati  po ashtu ka kërkuar që të mos linçohen qytetarët që po festojnë humbjen e tij.

Postimi:

Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti.

Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor cdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit. Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin,  shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë.

Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët.

Shpërndaje në: