Shenjat e dehidratimit të trupit

Shenjat e dehidratimit të trupit

Uji është ndër përbërësit më të rëndësishëm të organizmit dhe mendjes sonë. Kërkesa e trupit për ujë është një nevojë fiziologjike. Gjatë ditëve të nxehta të verës ka dhe nga ata njerëz që harrojnë të pijnë ujë.  Simptomat e mëposhtme do të tregojnë që trupi juaj është i dehidratuar dhe ka nevojë për ujë.

Për një mirëfunksionim të përgjithshëm të organizmit sigurohuni të pini deri në 8 gota uji çdo ditë. Kur jeni i dehidratuar, jeni të prirur për ndryshime të shpeshta të humorit duke kaluar brenda një kohe të shkurtër në gjendje të ndryshme.

Nëse fryma juaj nuk është e freskët, pini një gotë ujë. Nëse muskujt ju djegin dhe ju dhembin kjo do të thotë që keni nevojë të hidratoheni. Kur t’ju lindë një dëshirë e çmendur për ëmbëlësira sigurohuni më parë të pini një gotë ujë . Lëkura e thatë është një shenjë e qartë dehidratimi./Shekulli/

Shpërndaje në: