Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru që s’duhet t’i injoroni kurrë, mund t’ju shpëtojnë jetën në çaste kritike

Shenjat paralajmëruese të goditjes në tru që s’duhet t’i injoroni kurrë, mund t’ju shpëtojnë jetën në çaste kritike

Goditja në tru është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë dhe i treti që shkakton paaftësi fizike. Ajo ndodh kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja e gjakut dhe oksigjenit, si dhe rrjedhojë qelizat e trurit vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Rreziku është më i lartë tek personat që vuajnë edhe nga sëmundjet kronike, veçanërisht atyre kardiovaskulare. Sipas mjekëve, fibrilacioni atrial (FA) është një patologji e zemrës e diagnostikuar më pak dhe jo e trajtuar plotësisht, e cila përbën një rrezik madhor për goditjen në tru.

Sa i takon hapave që duhet të merren kundrejt zvogëlimit të mundësive për goditjet në tru, fillimisht duhet që të kontrolloni dhe të monitoroni vazhdimisht presionin e lartë të gjakut, i cili shihet si një ndër armiqtë që favorizon zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Nuk duhet të lini pas dore edhe ndjekjen e aktiviteteve fizike për mbajtjen nën kontroll të peshës trupore, e cila parandalon rreziqe të shumta jo vetëm sa i takon mbajtjes larg të goditjeve në tru, por edhe sëmundjeve të tjera kronike, të zemrës, diabetit, ndërlikimeve në veshka, etj. Rol vendimtar në reduktimin e rrezikut për infarkte të trurit ka edhe kujdesi për ushqimin. Këshillohet që të mbani një dietë të shëndetshme, të pasur me fruta dhe perime, dhe me sa më pak krip, çka ndikon në mbajtjen e një shëndeti të mirë, duke siguruar edhe edhe mbajtjen në normë të presionit të gjakut.

Por cilat janë shenjat e hershme që paralajmërojnë goditje në tru ?

1.Ekuilbri

2.Sytë

3.Ndryshimi i strukturës së fytyrës, .

4. Dobësia në njërën anë të trupit, pamundësia për të ngritur të dy krahët në të njëjtën lartësi dhe mpirja janë disa nga shenjat e goditjeve në tru.

5.Pamundësia për të folur qartë

Shpërndaje në: