Shenjat që po e teproni me kafe, keni kujdes nga mbidoza

Shenjat që po e teproni me kafe, keni kujdes nga mbidoza

Për shumë njerëz, konsumi i kafes ka praktikisht zero efekt: Ata mund të pinë një filxhan kafe në orën 7 dhe të jenë gati për gjumë në orën 8.

Për njerëz të tjerë, nga ana tjetër, kafeja mund të ndikojë në nivelet e energjisë, cilësinë e gjumit etj.

Si ta kuptoni se po pini më shumë kafe se sa duhet?

Sipas Caroline Cederquist, mjeke, është e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj.

Fillimisht, duhet të kuptoni se “shumë” kafe për dikë, mund të mos jetë asgjë për dikë tjetër.

Megjithatë, ka shenja të qarta se po e ngarkoni trupin tuaj me kafeinë. Këto shenja përfshijnë simptoma të tilla si:

– Ndjenja e nervozizmit

– Dhimbjet e kokës

– Rrahje të shpejta të zemrës

– Dridhje duarsh

– Urinim i shpeshtë

– Pagjumësi etj.

Për të shmangur këto efekte anësore të pakëndshme, Dr. Cederquist rekomandon t’u përmbaheni udhëzimeve të FDA (jo më shumë se 400 mg kafeinë në ditë) ose të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar se çfarë është më e mira për ju, si dhe të gjykoni tolerancën tuaj bazuar në mënyrën se si trupi reagon ndaj kafeinës.

Nëse keni vënë re se kafetë e tepërta po ju dëmtojnë, por nuk dini si ta “lini”, provoni të konsumoni kafe pa kafeinë (decaffeinato) gradualisht, duke konsumuar gjithnjë e më pak sasi kafeine.

Shpërndaje në: