Shenjat te burrat dhe gratë që mund të jenë simptoma të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme

Periskopi.com Zoya

Termi sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) përdoret për t’iu referuar një gjendjeje shëndetësore që kalohet nga një person te tjetri përmes kontaktit seksual. Një person mund të marrë një sëmundje ngjitëse seksuale duke bërë seks të pambrojtur vaginal, anal ose oral me dikë që një sëmundje.

Mirëpo seksi nuk është mënyra e vetme e transmetimit të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Në varësi të sëmundjes specifike, ato  mund të transmetohen gjithashtu përmes përdorimit të gjilpërave të njëjta dhe ushqyerjes me gji.

Simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme te burrat

– dhimbje ose siklet gjatë seksit ose urinimit
– plagë, gunga, ose skuqje në ose rreth penisit, testikujve, anusit, vitheve, kofshëve ose gojës
– sekrecion i pazakontë ose gjakderdhje nga penisi
– testikuj të dhimbshëm ose të fryrë

Shenjat te burrat dhe gratë që mund të jenë simptoma të

Simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme te gratë

– dhimbje ose siklet gjatë seksit ose urinimit
– plagë, gunga, ose skuqje në ose rreth vaginës, anusit, vitheve, kofshëve ose gojës
– sekrecione ose gjakderdhje e pazakontë nga vagina
– kruarje në ose përreth vaginës

Shënim: Simptomat specifike mund të ndryshojnë. Disa sëmundje ngjitëse nuk shfaqin fare simptoma, prandaj këshillohen kontrollet rutinë dhe seksi i mbrojtur. Shumë nga SST-të mund të trajtohen dhe kurohen, veçanërisht nëse diagnostikohen herët.

Shpërndaje në: