Shënohet viktima e parë nga protestat në Belgjikë

Shënohet viktima e parë nga protestat në Belgjikë

Një manifestues i “Jelekëve të Verdhë” ka mbetur i vrarë pasi u përplas nga një kamion në një aksident në lindje të Belgjikës. Kjo është vdekja e parë në vend që nga fillim i protestave.

Viktima u përplas nga kamioni pasi nuk u pa nga shoferi i automjetit sipas mediave në vend.

Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” e krijuar në Francë në 17 nëntor, u përhap shumë shpejt dhe në Belgjikë sidomos në pjesën frankofone të vendit.

Protesta fillimisht nisi kundër çmimit të shtrenjtë të karburantëve.

 

Shpërndaje në: