Shënoi gol dhe ia dedikoi për ditëlindje gruas, Sokol Cikalleshi ‘pushton’ mediet turke

Shënoi gol dhe ia dedikoi për ditëlindje gruas, Sokol Cikalleshi ‘pushton’ mediet turke

Sokol Cikalleshi i ka dhënë sërish tre pikët Konyasporit.

Këtë herë në fitoren e marrë me përmbysje ndaj Bashakshehirit në shifrat 2-1. Çekiçi ishte i pari që ngushtoi shifrat, ndërsa Cikalleshi dërgoi topin me kokë në cepin e rrjetës në minutat e fundit.

E njëjta situatë si në takimin e fundit, ku Sokoli ishte lajmi i parë edhe për faktin se nuk la përkëthyesin të bënte detyrën në gjuhën angleze, duke folur turqisht.

Këtë herë Cikalleshi kishte edhe një dedikim për gruan e tij duke i kushtuar golin për datëlindje.

Shpërndaje në: