Shënoi golin e fitores për Fenerbahcen, kështu u vlerësua Muriqi
Bomeri i Kosoves, Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e lartë në kampionatin turk me skuadrën e Fenerbahces, shkruan Periskopi.
Muriqi ishte në listën e golashënuesve edhe në fitoren e sotme të gjigantit turk në xhiron e tetë ndaj Denizlispor. Fenerbahce fitoi në udhëtim me rezultat 2:1.
Sulmuesi kosovar shënoi në minutën e 62-të golin e dytë dhe të fitores.
Ai zhvilloi një ndeshje fantastike duke u vlerësuar me notën 7.1.
/Periskopi/