Shënoi mbrëmë kundër Ballkanit, Buff: Na shpëtoi portieri

Shënoi mbrëmë kundër Ballkanit, Buff: Na shpëtoi portieri

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, e nisi mbrëmë aventurën në Ligën e Kampionëve duke barazuar 1:1 me skuadrën e Zalgiris.

Ballkani nuk arriti të shfrytëzojë mundësinë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, kështu duke lënë të hapur çdo gjë në ndeshjen e kthimit sa i përket kualifikimit tutje, përcjell KosovaPress.

Ndeshjen e mbrëmshme tani e ka analizuar mesfushori dhe golashënuesi i vetëm i kampionit të Lituanisë, Oliver Buff, i cili tha se pavarësisht barazimit skuadra duhet të jetë e kënaqur me atë që e ka arritur.

“Fillimi i ndeshjes nuk ishte i mirë, pasi nuk e donim. Kundërshtarët fituan besim, dhe ne nuk luajtëm mirë. Nuk mendoj se fillimi ishte nervoz, kemi shumë lojtarë me përvojë. Por ndonjëherë mund të ndodhë, nuk i fituam duelet. I vonuam duelet, i lejuam edhe një sekondë të kontrollonin topin, i lejuam të nisnin sulmet. Duhet të analizojmë gabimet dhe të luajmë më mirë pas një jave. A jemi të kënaqur me rezultatin? Unë do të thosha se ai nuk është i keq. Ne donim të fitonim këtu. Kundërshtarët kanë një ekip të mirë dhe mund të luajnë futboll të mirë. Nuk do të jetë e lehtë javën e ardhshme”, tha Buff.

Më tej, Buff tregoi se rezultati i arritur ishte falë portierit Edvin Gertmons, i cili ia mohoi golin Ballkanit në disa raste.

“Ne i lejuam kundërshtarët të krijonin raste, ne kishim rastet vetë. Sulmet e kundërshtarit ishin vërtet të mprehta, portieri Edvin Gertmons na shpëtoi portën nga golat. Angazhimi i skuadrës ishte i mirë, shumë aksion, përpjekje, por kishte edhe shumë gabime. Kjo nuk na lejoi të arrijmë një rezultat më pozitiv”, tha Buff.

Për fund, mesfushori i Zalgiris tregoi se ishte e vështirë që të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të terrenit të papërshtatshëm, por tha se shpreson që skuadra ta shfrytëzojë avantazhin e vendasit në ndeshjen e ardhshme.

“Nuk ishte e lehtë të luash në këtë fushë, ishte e thellë. Megjithatë, për të dyja skuadrat ishte njësoj. Shpresoj se do të kemi një avantazh në fushën tonë dhe do të mund të luajmë futboll më të mirë”, tha Buff.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 12 korrik, ku skuadra e Ballkanit do të jetë në rolin e mysafirit në stadiumin “LFF” në Vilnius.

Shpërndaje në: