“Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i papërballueshëm”

“Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i papërballueshëm”

Njohës të sigurisë e konsiderojnë si plan i regjimit të vjetër, ndërsa sipas qytetarëve një projekt i tillë është i papërballueshëm për Kosovën.

Shërbimi ushtarak po thuhet se për shumë kë është nder e privilegj.

Madje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të tillë e ka konsideruar edhe angazhimin e detyrueshëm si ushtar.

E me këtë veprim po synohet forcimi Forcave të Sigurisë së Kosovës, për t’i shërbyer vendit.

Mirëpo a mendojnë qytetarët që shërbimi ushtarak duhet të jetë i obligueshëm?

Ka edhe nga ata që mendojnë se një projekt i tillë është i papërballueshëm për Kosovën. Edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka treguar se një plan i tillë më shumë është dëshirë e paarritshme.

Ai tutje ka shtuar se për tu përmbushur një qëllim i tillë duhen më shumë se 5 vite.

Në anën tjetër Besa Kabashi, njohëse e çështjeve të sigurisë ka deklaruar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

Sipas saj efektiviteti i këtij veprimi nuk do të ishte në nivelin e duhur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për FSK-në në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Shpërndaje në: