Sherifi – KQZ’së: Jo vetëm 303, por të gjitha kutitë të rinumërohen (Video)

Sherifi – KQZ’së: Jo vetëm 303, por të gjitha kutitë të rinumërohen (Video)

Kandidati për deputet nga Nisma Social Demokrate, Bilall Sherifi sot përmes një konference ka mirëpritur vendimin e KQZ’së që të rinumërohen votat në 303 kuti votimi në tërë Kosovën, megjithatë ai thotë se kjo duhet të ndodh me gjitha kutitë, transmeton Periskopi.

‘’Ne mendojmë që jo vetëm 303 kuti,  por gjitha kutitë kanë të njëjtin  formular, atëherë del se të gjitha kutitë e votimit duhet të shkojnë në rinumërim. Ku është arsyeja që edhe ato të mos shkojnë në rinumërim. Detyra jonë është që ta lexojmë drejtë votën e qytetarëve”,ka thënë Sherifi.

Sipas Sherifit, ka pasur gabime në bartjen e të dhënave, pas hapjes së kutive të votimit.

‘Ne shprehim kënaqsinë që KZQ mori vendim se ka pasë gabime në formularë. Përkundër refuzimit të PZAP që mos ta trajtojë. KQZ ka marrë vendimin e duhur dhe ka pranuar se kemi gabime teknike në formularë. Ato kanë prodhuar gabime në bartjen e  të dhënave. Na vjen mirë që përkundër faktti që njëherë kanë refuzuar ta bëjnë numërimin. Jemi të kënaqur me fillimin e pranimit të gabimit’’,ka thënë Sherifi.

‘’E vërteta  e plotë është brenda kutive të votimit. Askush nuk po  e konteston vullnetin e qytetarëve.Por kur janë hapur kutitë dhe ka filliuar bartja e tyre në formularë, aty pastaj janë bërë gabime të mëdha që rrezikon vërtetësinë e të dhënave’’/PERISKOPI/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/2087766944656757/

 

Shpërndaje në: