Sherifi për Darkën e Lamës: Me krejt, por pa zemër

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se Darka e Lamës, e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani ka përmbajtur gjithçka, përveç zemrës.

Sherifi ka përmendur disa produkte që ishin në këtë ngjarje.

“Në Darkën e Lamës të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani në të cilën ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti ke mundur t’i gjesh KREJT: Bukë, kripë, mish, verë, lëngje, annanas, kivi, portokall, mish edhi, mish qengji etj…veç ZEMËR jo!”, shkroi Sherifi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e organizoi mbrëmë manifestimin tradicional, të njohur si “Darka e Lamës”, për të cilën pati kritika se nuk janë respektuar masat anti-Covid.