Sherifi: Qeveria po fshihet prapa demarkacionit, nuk flet për kushtin kryesor për liberalizimin e vizave
Sekretar i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në një intervistë për lajmi.net thotë se Qeveria e Kosovës po fshihet prapa demarkacionit dhe nuk flet për kushtin kryesor për liberalizimin e vizave e që është e lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse ata shumë mirë e dinë se kjo luftë kërkon “kokat” e tyre, ndërsa miratimi i këtij versioni të demarkacionit kërkon Tokat e Kosovës.
Sipas tij, edhe sikur të ratifikohej marrëveshja për demarkacionin, liberalizimi i vizave nuk do të ndodhte pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.
Në vazhdim të intervistës, Sherifi thotë se koalicioni PDK-LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për kalimin e demarkacionit, sepse qe moti do ta fuste në votim.



