Shërohet mjeku i parë që u sëmurë nga koronavirusi në Kosovë, falënderon kolegët e Infektives

Shërohet mjeku i parë që u sëmurë nga koronavirusi në Kosovë, falënderon kolegët e Infektives

Mjeku i parë që është sëmurë nga koronavirusi Covid-19 në Kosovë, Dr. Jetish Jetishi, në Spitalin e Gjakovës, tashmë është shëruar.

Lajmin e ka konfirmuar vet doktori i cili ka falënderuar kolegët e tij në Klinikën Infektive për kujdesin që kanë treguar.

“Dua te ju informoj se unë dje jam liruar nga Klinika e Infektives si i shëruar nga Covid 19. Dëshiroj të shpreh falënderim për të gjithë njerëzit që janë interesuar, me kanë qëndruar afër dhe atyre që kanë shprehur gatishmerinë në çfarëdo forme për ndihmë, mua dhe familjes sime në Gjakovë”.

“Në rend të parë dua të falendëroj stafin e Klinikes Infektive në Prishtinë, Prof.Dr. Sali Ahmeti, Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj, Dr.Valbon Krasniqi, Drejtoreshen e Klinikes Lindita Ajazi – Berisha dhe gjithe mjeket dhe infermieret që na kanë shërbyer me përkushtim dhe profesionalizem të madh”, ka shkruar Jetishi.

“Miq të nderuar, jam infektuar në krye të detyres në Repartin e Emergjences dhe jam shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP, kam arritur të nderprej zingjirin infektues dhe me ketë rast nuk kam infektuar asnjë nga bashkëqytetaret e Komunës së Gjakovës dhe koleget e Spitalit ‘sa Grezda’ Gjakovë”, ka thënë neurologu Jetishi.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe kolegë,

Dua te ju informoj se unë dje jam liruar nga Klinika e Infektives si i shëruar nga Covid 19.

Dëshiroj të shpreh falënderim për të gjithë njerëzit që janë interesuar, me kanë qëndruar afër dhe atyre që kanë shprehur gatishmerinë në çfarëdo forme për ndihmë, mua dhe familjes sime në Gjakovë.

Në rend të parë dua të falendëroj stafin e Klinikes Infektive në Prishtinë, Prof.Dr. Sali Ahmeti, Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj, Dr.Valbon Krasniqi, Drejtoreshen e Klinikes Lindita Ajazi – Berisha dhe gjithe mjeket dhe infermieret që na kanë shërbyer me përkushtim dhe profesionalizem të madh.

Poashtu falenderoj dr.Agreta Gecaj-Gashi dhe motren e nderit-motra kryesore e MIQ Valentina Gjinaj, të cilat me kanë vizituar çdo ditë dhe më janë gjetur në çdo kohë.

Gjithashtu falenderoj familjen Tafilaj, familjen Bytyqi dhe Vigan Gashi, të cilët janë kujdesur çdo ditë për furnizime me ushqime dhe mjete hixhienike.

Falenderoj edhe menaxhmentin e Spitalit Regjional në Gjakovë si dhe kolegët e mi, të cilët vazhdimisht janë interesuar për gjëndjen time.

Do të kisha pasur dëshirë të shpreh falenderime edhe për Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe strukturat e Komunës, por nuk mund ta bëj nje gjë të tillë meqense nuk e kanë parë të arsyeshme te ma bejnë një telefonatë për të pyetur për gjëndjen time shëndetësore apo nevojat e familjes sime të cilet kanë qendruar 2 javë të izoluar. Shembull duhet të marrin tek Kryetaret e Komunave të Vitisë dhe Malisheves të cilët pandërprerë janë interesuar për pacientet dhe familjaret e tyre.

Miq të nderuar, jam infektuar në krye të detyres në Repartin e Emergjences dhe jam shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP, kam arritur të nderprej zingjirin infektues dhe me ketë rast nuk kam infektuar asnjë nga bashkëqytetaret e Komunës së Gjakovës dhe koleget e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë.

Gjithë të sëmuarve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndersa gjithë tjerve, ju këshilloj ti respektoni rekomandimet e IKSHP dhe me ketë rast ti kurseni jetet e të moshurve dhe mantilbardhët.

#Rrinshpi

me respekt,

Dr. Jetish Jetishi

Shpërndaje në: