Sherr mes PSG dhe Argjentinës – Leonardo kërkon ndërhyrje nga FIFA për rastin e Messi

Sherr mes PSG dhe Argjentinës – Leonardo kërkon ndërhyrje nga FIFA për rastin e Messi

Lionel Messi është bërë shkaktarë për ngritjen e tensioneve mes skuadrës së Paris Saint Germain dhe federatës argjentinase të futbollit.

Këtë javë do të vazhdojnë ndeshjet e kualifikueseve për Botërorin 2022, kur Argjentina do të ketë ndeshjet e saj.

Për këto ndeshje, Lionel Scaloni ka përfshirë në listë edhe gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, dhe kjo ka rritur pakënaqësitë te skuadra e PSG, të cilët tashmë po synojnë që përmes FIFA të ndalin këto plane, duke pasur parasysh vuajtjet e Messi nga lëndimet.

“Ne nuk pajtohemi që të lëshojmë një lojtar tonin të shkojë në seleksionim, i cili për ne, nuk është në kushte të mira fizike, ose është në fazë rehabilituese“, ka thënë Leonardo, transmeton Periskopi.

„Nuk është logjike, dhe këto situata meritojnë marrëveshje nga FIFA“, ka shtuar ai.

Argjentina do të përballet me Uruguain dhe Brazilin, derisa Messi këtë fundjavë mungonte ndaj Bordeaux, pikërisht si pasojë e lëndimit./Periskopi/

Shpërndaje në: