Shëtitorja e veçantë në Itali mundëson “ecje mbi ujë” të njerëzve

Shëtitorja e veçantë në Itali mundëson “ecje mbi ujë” të njerëzve

Është hapur në Itali projekti i artistit ambientalist Christo Vladimirov Javacheff në të cilin njerëzit e përshkojnë shëtitoren tre kilometërshe e cila u mundëson atyre të “ecin mbi ujë”, raporton aa.

“Pista” bashkon fshatin Sulzano në Lombardinë veriore me ishullin e vogël Monte Isola dhe për 16 ditë do të qëndrojë i vendosur instalacioni artistik i hapur këtë fundjavë.

Përveç artistit 81 vjeçarë të lindur në Bullgari në hapjen solemne të shëtitores ishte prezentë edhe ministrja për Reforma Kushtetuese, Maria Elena si dhe presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Maroni.

Shëtitorja do të jetë e hapur për publikun deri më 4 korrik.

Shpërndaje në: