Shfaqet edhe ‘ekstazia’ këtë javë: Policia zuri pesë qytetarë me drogë nëpër fshatra, tre në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Për një javë, në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës janë raportuar 14 raste të posedimit të substancave narkotike nga qytetarët e Kosovës.

Shumica e këtyre rasteve kanë ndodhur në Gjilan. Njëri ishte në fshatin Velekinc, tjetri në fshatin Livoq i Ulët dhe i fundit në Rrugën Medlin Olbrajt.

Në secilin prej rasteve substanca që është gjetur gjatë kësaj jave [e martë, 7 shtator – e hënë, 13 shtator] ishte e llojit marihuanë.

Në dy raste tjera megjithatë, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar edhe tableta ekstazi – një rast në Pejë, dhe tjetri në Prishtinë.

Edhe pse Prishtina ka dukshëm numrin më të madh të banorëve në Kosovë, vetëm tri raste të gjetjes dhe konfiskimit të drogës janë raportuar gjatë gjithë javës, raporton Periskopi.

Raste të tjera kanë ndodhur në dy fshatra të Mitrovicës – Zhabar dhe Shipol – në Vërmicë dhe në qytete si Ferizaji, e Gjakova.

Gjithsej, nëntë raste të gjetjes së substancave narkotike janë gjetur nëpër qytete dhe pesë të tjera nëpër fshatra.

Kujtojmë që kryeministri Kurti ka premtuar që në fshatrat e Kosovës do ta fuqizojë bujqësinë dhe /Periskopi

Shpërndaje në: