Shfaqet heroi i Werder Bremen, Milot Rashica

Shfaqet heroi i Werder Bremen, Milot Rashica

Milot Rashica ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e madhe të Werderit. Por, mbrëmja u prish për shqiptarin në minutën e 36’, pasi u detyrua të largohet nga loja për shkak të një lëndimi.

Werder Bremen ka marrë tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Augsburgut, duke triumfuar 4-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, duke realizuar dy gola.

Ai shënoi në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi që ende nuk është bërë e ditur se sa është serioz.

Rashica, duke mos treguar asgjë për lëndimin, është shprehur i lumtur pas ndeshjes me golat dhe fitoren.

“Një jave e madhe, fillimisht me Dortmundin e tani arritëm fitore të rëndësishme. E nisëm mirë takimin, duke shënuar herët dhe pas shtymë përpara edhe më shumë, dhe kështu e kontrolluam ndeshjen. Kemi punuar shumë për këtë në stërvitje”, u shpreh Rashica.

Pas këtyre dy golave, Rashica ka shkuar në kuotën e 5 finalizimeve këtë edicion me Werderin.

Shpërndaje në: