Shfaqet krijesa misterioze, supozohet të ketë ardhur nga një hapësirë tjetër kohore

Shfaqet krijesa misterioze, supozohet të ketë ardhur nga një hapësirë tjetër kohore

Një krijesë e pazakontë është shfaqur në brigjet e Meksikës.

Krijesa e tmerrshme është gjetur në Mazatlan në perëndim të Meksikës nga një banore lokale.

Pasi e kishte vërejtur gjallesën monstruoze, ajo e kishte fotografuar për ta shpërndarë në mediat sociale, raporton “The Sun”, transmeton Periskopi.

Pas këtij veprimi, ajo shkruan “Kur erdha në det, e gjeta këtë gjallesë”.

Komentuesit kanë pasur ide të ndryshme në lidhje me gjallesën misterioze duke e përkufizuar si gjarpër i detit, apo teori të ndryshme si e ardhur nga hapësirat tjera kohore.

Akoma nuk është sqaruar shkencërisht se kjo specie cilit lloj i takon./Periskopi/

Shpërndaje në: