Shfaqet një ari në Parkun e Gërmisë, Ahmeti kërkon nga qytetarët të shmangin frekuentimin

Shfaqet një ari në Parkun e Gërmisë, Ahmeti kërkon nga qytetarët të shmangin frekuentimin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar te qytetarët që të shmangin frekuentimin në Parkun e Gërmisë, pasi që është vërejtur një ari.

“Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai ka thënë se ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjve” dhe se i njëjti mund të ketë ardhur nga shtigjet malore që lidhen me pjesën e Gollakut.

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër  apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar Ahmeti.

Shpërndaje në: